Arsenal raportohet se është i përgatitur të lejojë largimin e Pierre Emerick Aubameyang për 34 milionë euro këtë verë, duke mos rrezikuar të humbas falas vitin tjetër.
Sulmuesi 30 vjeçar u ble për afro dyfish më shumë nga Borussia Dortmund në janar të vitit 2018.
Kontrata e tij me Arsenal zgjat deri në qershor të vitit 2021, dhe ai nuk duket se synon të nënshkruajë një marrëveshje të re, kështu që ‘Gunners’ kanë frikë nga një përsëritje e çështjes Aaron Ramsey.
Sipas gazetës ‘The Sun’, Arsenal janë të gatshëm të shesin atë për 34 milionë euro.
Inter, Barcelona, Real Madrid, Chelsea dhe Manchester United janë të interesuara për shërbimet e sulmuesit nga Gabon.
Vëllaznimi rikthen Myreon Jones
Ushtarët e KFOR-it kryejnë stërvitje të përbashkët evakuimi
Nis protesta e opozitës në Shqipëri, bllokohen disa rrugë në...
Shefi i NATO-s i shqetësuar për sigurinë afatgjate të aleanc...
Monza e shkarkon Alessandro Nestan
Biden fal dënimet me vdekje