Arsenal triumfon me rezultat të thellë ndaj WBA

23:30 | 2 Janar 2021
Arditë Shkodra

Arsenali ka arritur fitore të thellë ndaj West Bromwich Albion në kuadër të xhiros së 17-të të Premierligës.

‘The Gunners’ më në fund duket se janë rikthyer në formën më të mirë, kjo u pa edhe sot në fushë pasi ata fituan me rezultat të thellë.

Fillimisht ishte mbrojtësi Kieran Tierney, i cili pas një deportimi nga ana e majtë, shënoi një gol fantastik në minutën 23′.

Nuk vonoi shumë dhe rezultati u dyfishua nga Bukayo Saka pas një asistimi nga Smith Rowe në minutën 28′, transmeton lajmi.net

Pjesa e parë përfundoi me rezultatin 2 – 0 në favor të londinezëve.

Pjesa e dytë filloi, Arsenal ishte në formë të mirë, po rridhte minuta e 61′ kur i shumë kritikuari Alexandre Lacazette shënoi për rezultatin 3 – 0.

Lacazette u shfaq përsëri dhe shënoi golin e dytë personal në minutën 64′.

Ndeshja përfundoi me rezultatin 4 – 0, tani Arsenal qëndron në pozitën e 11-të me 23 pikë total.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme