Arsenal sytë ka ylli i Napolit

16:37 | 15 Janar 2020
Arbresh Info

Arsenal është duke shfaqur interesim të madh për sulmuesin e Napolit, Dries Mertens.

Belgu dëshiron të largohet nga Seria A, pasi ka refuzuar disa herë kontratën e re nga klubi ndërsa është i lirë për të nënshkruar kontratë paraprake me klubet tjera pasi në fund të sezonit është lojtar i lirë.

Ka pasur raportime që mund të transferohet te Inter, mirëpo sipas Sky Sport Italia edhe Arsenal është duke shfaqur interesim për 32-vjeçarin, transmeton portali arbresh.info.

“Topçinjtë” e shohin belgun si zëvendësimi adekuat i Pierre-Emerick Aubameyang nëse ky i fundit vendos të largohet në fund të sezonit.

Aubameyang ende nuk ka vendosur për të ardhmen e tij, pavarësisht që në krye të Arsenalit ka ardhur Mikel Arteta.

Mertens më herët ka qenë i lidhur me transferimin në Premierë Ligë te West Ham, por ka refuzuar mundësinë./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme