Google ADS

Arsenal sytë ka trajneri Carlo Ancelotti

11:23 | 11 Dhjetor 2019
Arbresh Info

Arsenal ka plan të hap bisedimet me ish trajnerin e Napolit, Carlo Ancelotti.

Napoli dje arriti të kualifikohet në fazën tjetër të Ligës së kampionëve, mirëpo dy orë pasi arritën kualifikimin, tekniku italian u shkarkua.

Afër stolit të “Napolitanëve” është Gennaro Gattuso, transmeton portali arbresh.info.

Sipas The Sun,  “Topçinjtë” po dëshirojnë që Ancelotti të jetë trajneri i tyre i ardhshëm.

Disa raportime besojnë që Arsenali ka biseduar me disa trajnerë mirëpo asnjëri nga ta nuk e ka pranuar punën.

Pos teknikut italian, në listën e gjigantit anglez janë Patrick Vieira, Mikel Arteta dhe Mauricio Pochettino./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme