Google ADS

Arsenal rivalizon Liverpool-in për Diego Carlos

09:32 | 28 Maj 2020
Arbresh Info

Arsenal është tejet i interesuar për të transferuar qendërmbrojtësin brazilian Diego Carlos.

Carlos ka shkëlqyer këtë sezon për Sevilla-n duke bërë disa super paraqitje, ndërsa Liverpool provoi ta transferojë, por nuk ia doli, transmeton portali arbresh.info.

Sipas El Desmarque, Mikel Arteta është duke u munduar ta bind lojtarin të kalojë në “Emirates”.

Carlos ka klauzolën e lirimit për 67 milionë euro, të cilën “Topçinjtë” mund ta aktivizojnë.

Duke parë situatën financiare, Sevilla është e gatshme të nis negociatat sa më parë.

Thuhet se Carlos refuzoi te transferohet te Liverpool sepse dëshiron të përfundojë sezonin me gjigantin spanjoll, ndërsa tani kampioni momental i Evropës ia ka vërë syrin tjetër qendërmbrojtësi./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme