Google ADS

Arsenal pas mesfushorit të Wolves

13:31 | 15 Mars 2020
Arbresh Info

Arsenal janë duke provuar që në verë të transferojnë mesfushorin e Wolverhampton Wanderers, Ruben Neves.

Neves këtë sezon ka qenë në formë të mahnitshme dhe ka fituar vëmendjen e Liverpool dhe Manchester City, transmeton portali arbresh.info.

Mirëpo, raportimet nga Daily Mail thonë se Neves është bërë objektivi kryesor i “Topçinjve”.

Neves është transferuar te Wolves në sezonin 2017/18 dhe ka shënuar 15 gola në 125 paraqitje.

Kontrata momentale me e portugezit me klubin anglez skadon në verë të vitit 2023 dhe është raportuar se lojtari nuk largohet nëse nuk paguhet vlera prej 100 milionë euro.

Neves në pesë ndeshjet e fundit këtë sezon ka shënuar gjashtë gola dhe ka bërë një asistim./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme