Skuadra angleze, Arsenal, ka bërë një tjetër ofertë për sulmuesin e Fiorentinës, Dusan Vlahovic.
Ai ka shënuar 23 gola në 19 ndeshje deri më tani këtë sezon.
Sipas “The Mirror”, Arsenali ka bërë një ofertë prej 50 milionë funte duke përfshirë edhe Lucas Torreiran për të provuar të sigurojë shërbimet e Vlahovic këtë dimër.
Torreira aktualisht është në huazim te Fiorentina dhe përfshirja e tij në këtë marrëveshje do ta lejonte atë të nënshkruante atje për një marrëveshje të përhershme.
Arsenali dëshiron që sa më shpejtë të sigurojë një qendërsulmues pas përplasjes mes Pierre-Emerick Aubameyang dhe Mikel Artetas.
Fiorentina dëshiron të përfitojë nga Vlahovic, por është e paqartë nëse oferta e fundit e Arsenalit do t’i plotësojë kërkesat e tyre./Arbresh.info
Trump do t’i ndëshkojë ‘rëndë’ policët që refuzojnë t’i dëbo...
Konflikti Izrael-Hezbollah/ Kryeministri i Libanit shpreson ...
Mbërrin droni i parë në shtëpi, ja për cilin banor është
Viktima e tretë e atentatit në Shkodër kishte raportuar në p...
Kurti: Është koha që Kosova ta marrë statusin e kandidatit t...
Atentat në Shqipëri, ndërron jetë në spital djali i ish-kand...