Trajneri i Arsenalit, Unai Emery, është i gatshëm t’i shesë plot lojtarë nga skuadra e tij gjatë afatit kalimtar të verës dhe njëri prej tyre është edhe qendërmbrojtësi Shkodran Mustafi.
Arsenali ka buxhet prej vetëm 45 milionë funtash për afatin kalimtar të verës. Mirëpo, Unai Emery, i cili u ka bërë përshtypje drejtuesve të klubit në sezonin e tij debutues në Angli, e ka mundësinë ta ngre këtë shumë përmes shitjeve të futbollistëve që i ka tani në skuadër, transmeton Gazeta Express.
Për këtë arsye, Emery është i gatshëm t’i largojë një numër të futbollistëve në mënyrë që të ketë buxhet më të madh për të shpenzuar. Përkundër që tashmë Arsenali i ka grumbulluar tri pikë më shumë sesa totali i sezonit të kaluar me Arsene Wengerin, Emery beson se ende ka nevojë për përmirësime.
Një nga këto ndryshime është edhe Mustafi, sipas DailyMail, i cili e pati një paraqitje të dobët në disfatën 3;2 kundër Crystal Palace të dielën. Kjo paraqitje e përfaqësuesit gjerman e shtoi besimin te tifozët se ai nuk duhet të jetë pjesë e skuadrës së Arsenalit për sezonin e ardhshëm.
Arsenal ka qenë i hapur ta shesë Mustafin, i cili u transferua nga Valencia në vitin 2016 për 40 milionë euro, gjatë dy verave të fundit, mirëpo asnjë klub nuk ka bërë ofertë të mirë për të. Për shkak të sezonit të tij të dobët, një gjë e tillë nuk pritet të ndodhë as tani.
Lojtarët e tjerë për të cilët Arsenali është i gatshëm të neogicojë me klube të tjera janë: Mesut Ozil, Henrikh Mkhitaryan, Carl Jenkinson, Mohamed Elneny, Calum Chambers dhe David Ospina.
Komuna e Prishtinës vendos pllakë përkujtimore të dëshmorit ...
Pheniani e mban sekret brenda vendit lajmit se ka dislokuar ...
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
Parashikimi i motit në Shqipëri, si do të ndryshojnë tempera...
Lonely Planet Italia: Në liqenet e Shqipërisë, një udhëtim i...
Moti sot i vranët