Arsenal nuk do t’ia vazhdojë huazimin Ceballos

08:10 | 12 Maj 2020
Arbresh Info

Arsenal nuk është i interesuar për t’ia vazhduar huazimin mesfushorit të Real Madrid, Dani Ceballos, edhe për një sezon.

23-vjeçari nisi shumë mirë sezonin në “Emirates”, por një lëndim në nëntori bëri që të humbë tre muaj, transmeton portali arbresh.info.

Arsenal dhe Real besojnë se mund të arrijnë marrëveshje që Ceballos ta përfundojë këtë sezon në Londër.

Mirëpo, sipas El Confidencial, “Topçinjtë” nuk janë të interesuar për t’ia vazhduar huazimin Ceballos për sezonin e ardhshëm.

Klubi londinez gjithashtu nuk e ka mundësinë e blerjes së spanjollit./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme