Granit Xhaka pritet të rikthehet në stërvitjet me Arsenalit në fillim të vitit të ardhshëm.
Lajmi është bërë i ditur nga vetë klubi në një komunikatë të lëshuar.
“Granit Xhaka ka të lënduar gjurin e djathtë, por është duke bërë përarim të mirë në fazat fillestare të shërimit. Xhaka vuan nga një lëndim i ligamentit medial të gjurit të pësuar më 26 shtator. synimi aktual është që Graniti të rikthehet në stërvitje të plota në fillim të vitit të ri”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga skuadra londineze.
? Catch the latest team news update on Kieran Tierney and Granit Xhaka?
— Arsenal (@Arsenal) November 4, 2021
Mesfushori me prejardhje nga Kosova kishe pësuar lëndimin më 26 shtator, në ndeshjen që Arsenali e fitoi me rezultat 3-0 kundër Tottenham.
“Gunners” gjithashtu ka njoftuar se janë duke monitoruar edhe situatën e Kieran Tierney, i cili kishte pësuar lëndim në kyçin e këmbës së majtë më 18 tetor.
Gjendja e anësorit skocez mbetet të vlerësohet edhe një herë, para ndeshjes që “Topçinjët” e zhvillojnë të dielen kundër Watford.
MMPHI: Të gjitha rrugët që mirëmbahen nga ne janë të kaluesh...
Kurti: Prokuroria ka intervistuar kryeministra edhe më herët...
Kurti: Radoiçiq ka caktuar dy persona për të realizuar sulme...
Edmond Lajqi pranon fajësinë për vrasjen e gruas: I kërkoj f...
Plagoset me thikë 50-vjeçari shqiptar në Athinë, 4 autorët l...
Kurti komenton moscertifikimin e Listës Serbe