Arsenal, Newcastle dhe Everton të interesuar për transferimin e Memphis Depay

13:21 | 6 Prill 2022
Lorik Gerbeshi

Sulmuesi i Barcelonës, Memphis Depay është në radarin e disa klubeve të Premier League.

Pas vetëm një sezoni me Barçën, Depay mund të shitet këtë verë me kontratën e tij vetëm deri në vitin 2023.

Superdeporte raporton se Arsenali, Newcastle dhe Everton janë të interesuara për transferimin e holandezit.

28-vjeçari iu bashkua Barçës verën e kaluar nga Olympique Lyon në një marrëveshje me Bosman.

Por, ai mund t ëjet ënë lëvizje, me trajnerin e Barçës, Xavi që kërkon një lloj tjetër sulmuesi për sistemin e tij./Arbresh.info

Të ngjashme