Arsenal në bisedime të avancuara me Layvin Kurzawa

22:11 | 16 Janar 2020
Arbresh Info

Arsenal është në bisedime të avancuara me mbrojtësin e krahut të majtë të PSG-së, Layvin Kurzawa.

Sipas SunSport, Arsenal ka bërë përgatitur gjashtë milionë funte për francezin, ngase Kiean Tierney është i lënduar dhe do mungojë për disa muaj.

Zëvendësues i Tierney është Sead Kolasinac, por ky i fundit ka pësuar lëndim në gju, transmeton portali arbresh.info.

Nga ana tjetër, Kurzawa do jetë i lirë në fund të sezonit sepse i skadon kontrata me “Parisienët”, andaj “Topçinjtë” dëshirojnë ta transferojnë këtë muaj.

Kurzawa u transferua në “Parkun e Princave” në vitin 2015 për 20 milionë euro nga Monaco.

Ndërsa këtë sezon ka refuzuar mundësinë për t’iu bashkuar Interit, me dëshirën për të luajtur në Premierë Ligë./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme