Arsenali do të luaj kundër Napolit në stadiumin Emirates në Londër të enjten më 11 prill, ndeshje që pritet nga të gjithë të jetë tepër ngazëlluese në Evropa Ligë.
Të dy skuadrat konsiderohen favorite dhe do të jenë dy ndeshje mjaftë të mira, transmeton portali arbresh.info.
Bazuar në atë që raportohet nga Il Mattino, të gjitha tiketat për ndeshjen si mysafirë të Napolit në Emirates janë shitur për vetëm 5 orë duke shfaqur se çfarë do të thotë kjo ndeshje për klubin italian.
Ndeshja e dytë zhvillohet në Itali një javë më vonë më 18 prill, gjë që do të thotë se takimi në Emirates nuk është definitiv.
Arsenali dhe Napoli janë takuar dy herë më parë, një herë gjatë fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve në sezonin 2013/14 dhe të dy ndeshjet kanë përfunduar me rezultate 2 me 0 për nikoqirët./arbresh.info/
AVONET kërkon nga Komuna e Prishtinës anulimin e aktivitetit...
Osmani uron Republikën e Surinamit me rastin e Ditës së Pava...
Drita po bën “dritë” këtë sezon në elitën e futbollit kosova...
Kurti dhe Peci në Gjakovë, përurojnë nisjen e punimeve të pr...
LDK çon në 600 mijë euro abuzimin e Ministrisë së Bujqësisë ...
Shtatë ndeshje pa fitore, çfarë nuk po shkon me Llapin e Tah...