Topxhinjtë janë lidhur me një transfer të mbrojtësit të Bayern Munich, Jerome Boatengpas lëndimit të Calum hambers
Arsenali përsëri në janar do të fokusohet në tregun e huazimeve derisa po shikojnë se si ta forcojnë skuadrën e tyre për javët në vazhdim.
Me financat që ishin tepër të vogla vitin e kaluar, ish trajneri Unai Emery kishte thënë që klubi nuk do të jetë në gjendje për të bërë transfere të plot gjatë afatit kalimtar dimëror.
Si rezultati vetëm Denis Suares kishte ardhur, me mesfushorin ofensive që e kishte kaluar pa ndonjë gjurmë pjesën e dytë të Arsenalit pas kalimit nga Barcelona.
Dhe duket se trajneri i ri, Mikel Arteta po ashtu nuk do të këtë para për të shpenzuar këtë muaj nëse ai dëshiron që të këtë lojtarët që do për gjysmën tjetër të sezonit.
Pasi kanë shpenzuar më shumë se 130 milionë funte verën e kaluar, Arsenali kishte shpenzuar më shumë sesa i kishte sukseset derisa edhe tani më shumë gjasë do të mbetet pa pjesëmarrje në Ligën e Kampionëve për sezonin e ardhshëm.
Sipas portalit Goal, verën e kaluar Arsenali kishte bërë më shumë shpenzime se kishte paraparë, edhe pse mund të thuhet se ato ishin të favorshme për këtë klub.
Kështu, ata do të fokusohen në sjelljen e dy lojtarëve të huazuar për ta forcuar skuadrën e Artetas para se të hapin kuletën në verë në përgatitjet e tyre për sezonin 2020-21.
Arsenali janë për momentin në treg për një mbrojtës pasi sezoni ka përfunduar për Calum Chambers i cili u këndua në gju në humbjen kundër Chelsea në dhjetor.
Chambers, i cili luan në dy pozitat-si mbrojtës i djathtë dhe mbrojtës qendre-ka këputur ligamentet e gjurit të tij të majtë dhe do të jetë jashtë fushave për nëntë muaj.
Lëndimi e lë keq Arsenalin në mbrojtje, me Hector Bellerin që po vuan për formë për shkak të një problemi të përhershëm në kofshë dhe Kieran Tierney që është jashtë për dy muaj pasi që ka nxjerr krahun.
Arteta dëshiron që të sjell dikënd dhe të këtë më shumë opsionë në mbrojtje dhe ka pasur interes për Merih Deiral të Juventus, por klubi nga Serie A nuk dëshiron ta huazojë mbrojtësin 21 vjeçar.
Jerome Boateng është jashtë planeve të Bayern Munich, por për të Arsenali duhet marrë parasysh problemet që ka vazhdimisht me fitnesin dhe mungesën e minutave në ndeshje gjë që e shqetëson këtë skuadër.
Klubi nga Londra Veriore dëshiron që të sigurohet se kushdo që do të vijë në këtë muaj është gati që menjëherë ta ndihmojë skuadrën, pasi që frikësohet se do i ndodh e njëjta si me rastin e Suarezit të Barcelonës.
Duke folur pas fitores 1-0 kundër Leeds United në FA Cup të hënën në mbrëmje, Arteta është pyetur për transferin e mundshëm të Boaten.
“Ne nuk do të flasim për ndonjë transferë pasi që ne jemi duke punuar edhe në disa gjëra tjera të vogla Kur klubi do të na thotë diçka unë do ju lajmëroj”, ka thënë Arteta në përgjigjën e tij.
Arsenali ka qenë duke u përgatitur për ta transferuar edhe një mesfushorë qendrorë për ta zëvendësuar Granit Xhakën, për të cilin u tha se sigurt do të largohet për në Hertha Berlin pas konfliktit të tij që pat me fansat.
Mirëpo, Arteta e ka bindur kosovarin që të rri aty s’paku deri në verë dhe me Dani Ceballos tani gati përsëri pas dy muajve mungesë, fokusi do të jetë vetëm në forcimin e mbrojtjes.
Dayot Upamecano i RB Leipzig është synim i gjatë i Arsenalit, por një transfer i tij pritet të ndodh në vrë, pasi që mbrojtësi ka kontratë deri më 2021, e që do të jetë transfer më i lirë për londinezët pasi që gjermanët për të kërkojnë më shumë se 45 milionë funte.
Eddie Nketia, pritet që të largohet prapë në huazim pasi është kthyer nga Leeds në Arsenal sepse nuk kishte sukses në pjesën e parë të ezonit
Sulmuesi dëshirohet nga disa klube të Championshipit anglez, me Bristol City që favorizohet për ta marrë 20 vjeçarin për pjesën tjetër të sezonit. /Express
Joe Biden kërkon 24 miliardë dollarë të tjera për Ukrainën
Kurti për suksesin e Telekomit: I vetmi vend në rajon që nuk...
Vajzat e Kosovës U19 mposhten nga Gjermania
Hamza pritet në takim nga Begaj: Nëntori, muaji që shto dinj...
Një letër dashurie për Sarën dhe skena xhelozie nga Anisa, ç...
Maqedonci: Kosova vend potencial për prodhimin e fluturakeve...