Arsenal konfirmon se Edu Gaspar ka dhënë dorëheqje nga posti i drejtorit sportiv të klubit.
Lajmi është bërë i ditur përmes një postimi në rrjetin social Facebook të klubit londinez, shkruan Arbresh.info.
Ish-lojtari i londinezëve iu ribashkua klubit në rolin e Drejtorit Teknik në korrik 2019. Ai përparoi përmes klubit dhe u promovua në Drejtor Sportiv në nëntor 2022, ku mbikëqyri futbollin e meshkujve, femrave dhe akademisë.
Gaspar ka theksuar se ka qenë vendim i vështirë për t’u marrë.
“Ky ishte një vendim tepër i vështirë për t’u marrë”.
“Arsenali më ka dhënë mundësinë të punoj me kaq shumë njerëz të mrekullueshëm dhe mundësinë për të qenë pjesë e diçkaje kaq të veçantë në historinë e klubit. Ka qenë një udhëtim i veçantë dhe falënderoj Stan, Josh, Tim dhe Lord Harris për mbështetjen që më kanë dhënë. Më ka pëlqyer të punoj me kaq shumë kolegë të mëdhenj në ekipet tona të meshkujve, femrave dhe akademisë, veçanërisht Mikel, i cili është bërë një mik i madh. Tani është koha për të ndjekur një sfidë tjetër. Arsenali do të mbetet gjithmonë në zemrën time. I uroj klubit dhe mbështetësve të tij vetëm gjëra të mira dhe gjithë të mirat”, ka thënë Gaspar.
MMPHI: Të gjitha rrugët që mirëmbahen nga ne janë të kaluesh...
Kurti: Prokuroria ka intervistuar kryeministra edhe më herët...
Kurti: Radoiçiq ka caktuar dy persona për të realizuar sulme...
Edmond Lajqi pranon fajësinë për vrasjen e gruas: I kërkoj f...
Plagoset me thikë 50-vjeçari shqiptar në Athinë, 4 autorët l...
Kurti komenton moscertifikimin e Listës Serbe