Arsenal është duke shpresuar që ta mbajë në skuadër mesfushorin, Dani Ceballos, por nuk do të paguajë vlerën që kërkon Real Madrid prej 40 milionë euro.
Spanjolli është rikthyer në formacionin e parë të “Topçinjtë” dhe thuhet se dëshiron të mbetet në “Emirates”, transmeton portali abrresh.info.
Ceballos i përfundon huazimi në fund të sezonit, por trajneri, Mikel Arteta dëshiron që ish-ylli i Real Betis të nënshkruajë kontratë katërvjeçare.
“Los Blancos” janë të hapur për shitjen e Ceballos, pasi ky i fundit ka dështuar të hyjë në formacionin e Zinedine Zidane sezonin e kaluar.
Reali ka kërkuar 40 milionë euro për 23-vjeçarin, por Arsenal shpreson që ky çmim të ulët në 30 milionë euro.
Në garë për Ceballos është Valencia, që provoi ta sjellë në skuadër gjatë afatit të janarit, por kërkesa nuk u pranua nga “Mbretërit”./arbresh.info.
Prizreni mbetet pa Rilind Krasniqit, basketbollisti humb sez...
Murati: Opozita s’po i voton marrëveshjet ndërkombëtare, po ...
FFK organizon kursin e radhës të trajnerëve për Licencën B
“Turp”, Stresi kritikon banorët e Big Brother Vi...
Ministri Vitia jep detaje rreth vaksinimit me vaksinën HPV p...
Shitet në ankand letra e Princeshës Diana, zbulon si ishte d...