Arsenal është duke u munduar ta shesë mesfushorin, Henrikh Mkhitaryan te Roma.
Mkhitaryan u huazua te gjiganti italian në verë dhe ka shënuar gjashtë gola në 20 paraqitje, andaj Roma dëshiron ta mbajë në skuadër, transmeton portali arbresh.info.
Sipas Daily Mail, “Topçinjtë” gjithashtu shpresojnë ta shesin armenianin, por për kartonin e tij kërkojnë 22 milionë euro.
Ka raportime se Roa është duke munduar ta huazojë edhe për një sezon, por kjo gjë mund të ndodh vetëm nëse Mkhitaryan rinovon kontratën me Arsenal, pasi kontrata momentale i skadon në verë të vitit 2021.
Nëse Roma vendos të mos e kompletojë transferimin, atëherë 31-vjeçari do shitet në Katar ose Amerikë./arbresh.info.
Cunha i shënon gol direkt nga korneri Man Unitedit
Akanji flet për çështjen e titullit kampion: Tani nuk është ...
Vullneti: Gjesti po luan me Drilonin që të e fitojë vendin n...
Gjysmë orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosovë, kj...
Aksidentohet autobusi me 58 persona në Norvegji, raportohet ...
Jashari, lojtari më i mirë i gjysmësezonit tek skuadra e tij