Arsenal-i është afër të vazhdojë huazimin e mesfushorit të Real Madrid-it, Dani Ceballos.
Spanjollli iu bashkua “Topçinjve” në formë huazimi me të cilët ka bërë 35 paraqitje të gjitha garave, transmeton portali arbresh.info.
Huazimi i Ceballos skadon kur të përfundojë finalja e FA Cup këtë të shtunë, por sipas AS, negociatat kanë nisur që lojtarit t’i vazhdohet huazimi.
“Los Blancos” nuk kanë pranuar ofertë për ish yllin e Real Betis-it, andaj do e pranojnë ofertën e Arsenal-it.
Ceballos ka qenë rregullisht nën urdhrat e Mikel Arteta-s dhe ka qenë impresionues pranë Granit Xhakës.
23-vjeçari ka shënuar dy herë dhe ka dhënë dy asistime këtë sezon./arbresh.info.
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...