Google ADS

Arsenal i ofron Arteta-s rinovim të kontratës

15:42 | 23 Gusht 2024
KRG

Mikel Arteta pritet të nënshkruajë një kontratë të re afatgjate me Arsenalin sipas “Sky Sports”. Marrëdhënia midis menaxherit, drejtorit sportiv Edu dhe pronarit Kroenke është aq e fortë sa që bisedimet formale nuk shihen si të nevojshme në këtë fazë.

Ka pasur një bisedë të rrjedhshme dhe ka bindje se klubi do të jetë një forcë edhe më e madhe në vitet në vijim nën drejtimin e teknikut spanjoll.

Kontrata aktuale e 42-vjeçarit skadon në vitin 2025, por nuk ka pasur nxitim nga ana e tij apo e klubit në arritjen e një marrëveshjeje të re, pasi ka një shtrirje totale në vizion dhe kështu nuk ka presion për të nisur negociatat. Arteta ka thënë se rinovimi i tij në “Emirates” do të ndodhë në një mënyrë natyrale.

Fokusi për të dhe Edunë ka qenë në rikalibrimin e skuadrës dhe sigurimin e një starti të fortë të sezonit. Në përputhje me mënyrën se si çdo gjë tjetër është trajtuar nga klubi, mbetet vetëm një formalitet firmosja e marrëveshjes së re.

Spanjolli, i cili mori drejtimin e “Topçinjve” në dhjetor 2019, ka hyrë në vitin e fundit të marrëveshjes së tij me londinezoveriorët.

Ai i është afruar dy herë titullit kampion këto dy sezonet e fundit dhe me të në krye drejtuesit mendojnë se do të marrë edhe fund pritja e gjatë pa fituar titullin kampion. Ai ka fituar Kupën FA në sezonin e tij të parë në krye të Arsenalit.

“TalkSPORT” raportonte në muajin maj se si Arsenali ishte vendosur t’i ofronte Artetës një rritje të pagës për ta bërë atë trajnerin e tyre më të paguar në histori.

Me sezonin e ri 2024/25 në vazhdim, disa tifozë të Arsenalit kanë nisur të ndihen nervozë që ish-kapiteni i tyre mund të largohet vitin e ardhshëm.

Por asgjë nuk është kështu, me shefat e klubit që besojnë se është vetëm çështja se kur, dhe jo nëse, ai do të nënshkruajë kontratën me kushtet e reja.

Duke folur për situatën e tij muajin e kaluar, ai tha: “Nuk ka asnjë përditësim për kontratën për momentin.

Gjëja që nuk ka ndryshuar është sa i lumtur jam dhe sa i vlerësuar ndihem këtu dhe sa shumë më pëlqen të përfaqësoj këtë klub”. /PanoramaSport.al/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme