Arsenali duket se ka vendosur për ta shitur Emiliano Martinezit dhe pritet që t’i vazhdojë bisedimet me Aston Villan, të cilët pritet që të ofrojnë 15 milionë funte për portierin.
Pavarësisht serive të diskutimeve në mes të Martinez dhe trajnerit Mikel Arteta, argjentinasit nuk i është dhënë premtime se do të jetë numri 1 i skuadrës, me Bernd Leno që pritet të startojë në ndeshjen e parë të Arsenalit kundër Fulhamit, të shtunën.
Gazeta Independent kupton që Martinez tashmë ka arritur marrëveshje personale me Villan për një kontratë katër vjeçare, ku do të përfitojë 60 000 funta në javë.
Skuadra e Dean Smith është zgjidhja e parë e Martinez, i cili dëshiron të mbes në Premier Ligë, pavarësisht se për të ka shprehur interesim edhe Villarreali në Spanjë.
Martinez kohëve të fundit ka refuzuar edhe një kontratë të re nga Arsenalit pasi që ai ka insitutuar se minutat e luajtura në fushë janë prioritet i tij.
Arsenali e vlerëson Martinezin 20 milionë funta, kurse tani do të vazhdojnë negociatat me Villan për 28 vjeçarin derisa të arrin të një marrëveshje.
Pavarësisht se Arteta e dëshiron Martinezin që të rri në Arsenal dhe të luftojë për numrin 1, largimi do të ndihmonte klubin për prurje të reja, ku Arsenali ka që disa muaj që e dëshiron Thomas Parteyn në mesfushën e vet. /GazetaExpress/
Kurti në Llap tregohet kreativ: PO, DUJE VV
Tragjedi në tryezën e Krishtlindjeve në Brazil/ Tre të vdeku...
“15 minuta për 15 jetë”: Studentët në Serbi kërkojnë llogari...
SPAK-u kërkon që Sali Berisha të kthehet në arrest shtëpie
De Jong drejt transferimit në Arabinë Saudite? Agjenti i tij...
Treqind euro për 50 metra katrorë: Faturat e Termokos-it “ng...