Arsenal-i është favoriti për të transferuar mesfushorin e Barcelonës, Philippe Coutinho.
Braziliani kaloi sezonin huazim te Bayern Munich-u, aty ku fitoi tripletën nën urdhrat e Hansi Flick-ut, transmeton portali arbresh.info.
Sidoqoftë, lojtari është afër rikthimit në “Camp Nou”, por Bayern-i nuk e ka aktivizuar mundësinë e blerjes.
Sipas Don Balon, Coutinho mund të jetë ndër lojtarët që mund të largohen, sepse trajneri i ri Ronald Koeman, synon të përforcojë skuadrën.
27-vjeçari shpreson rikthimin në Premierë Ligë, kurse “Emirates” mund të jetë destinacioni më i mundshëm.
Arsenal-i ka ofruar mundësinë e huazimit me mundësi blerje, ndërsa mbetet të shihet nëse Barcelona do e pranojë./arbresh.info.
Kë do të largonte Leo nga shtëpia po të kthente Lelën?, ja c...
Dua Lipa fejohet me Callum Turner
Seuli: Ukraina ka zënë rob një ushtar verikorean
Ministri Peci sot mban konferencën përmbyllëse për media
Kurti dhe Vitia përurojnë sot renovimin e sporteleve në Klin...
Prokuroria Themelore në Prishtinë sot mban konferencën përmb...