Arsenal është duke konsideruar mundësinë për të transferuar qendërmbrojtësin e PSG-së, Thiago Silva.
Silva do jetë agjent i lirë në fund të sezonit, ndërsa është informuar se nuk do t’i rinovohet kontrata me “Parisienët”, transmeton portali arbresh.info.
Sipas 90min, “Topçinjtë” e duan Silva-n por duhet të garojnë me Everton, Wolves, Newcastle United dhe Arsenal, skuadra të cilat gjithashtu kanë treguar interesim.
E ardhmja e David Luiz mbetet e paqartë, andaj Arsenal e sheh brazilianin si zëvendësuesi adekuat.
Mirëpo, favorit për 36-vjeçarin mbetet klubi i vjetër AC Milan dhe Everton fal trajnerit Carlo Ancelotti, i cili e ka stërvitur në “Parkun e Princave” në vitin 2012./arbresh.info.
Rama prezanton planet për 2025
Fillon periudha e votimit jashtë Kosovës
Moti sot i vranët dhe me intervale me diell
Yamal: Nuk ka rëndësi kush është në finale, ne duam titullin
Deklaratat e Trump për Groenlandën, OKB: Sovraniteti dhe int...
Mbi 1.5 milion njerëz mbesin pa energji elektrike në Kalifor...