Arsenal i është bashkuar garës për të transferuar mesfushorin e Real Madrid, James Rodriguez.
Sipas AS, trajneri Mikel Arteta është shumë i interesuar për të shtuar Rodriguez në skuadër këtë muaj, transmeton portali arbresh.info.
Mirëpo, në garë për kolumbianin është Everton në krye me Carlo Ancelotti, i cili më herët e ka stërvitur lojtarin në Bayern Munich dhe Real Madrid.
James nuk ka arritur këtë sezon të jetë në formën më të mirë duke pësuar disa lëndime të shpeshta, gjë që ka shkaktuar që të mos fitojë besimin e trajnerit Zinedine Zidane.
Thuhet që vlera e tij është 34 milionë euro, por besohet që “Topçinjtë” dëshirojnë ta huazojnë.
James ka vetëm 18 muaj në kontratë dhe pritet të largohet nga “Santiago Bernabeu” këtë muaj ose në fund të sezonit./arbresh.info.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...