Klubi i Arsenalit ende nuk ka bërë ndonjë lëvizje të bujshme në këtë afat veror.
Përveç transferimit të Gabriel Martinelli, një 18 vjeçar nga Brazili, klubi nuk ka mundur të kompletojë asnjë lëvizje përkundër se i duhet të përforcojë skuadrën pas një sezoni shumë të dobët.
Së fundi Emery ka deklaruar se deri në mbylljen e afatit kalimtar në Angli pret që klubit të i bashkohen katër lojtarë të gatshëm që të futen në ekipin e parë.
Raportimet e fundit thonë se Arsenali është afër nënshkrimit me mbrojtësin 18 vjeçar francez Uilliam Saliba nga Saint Ettiene. Mirëpo kryetari i këtij klubi ka konfirmuar se Saliba do të kthehet menjëherë në formë huazimi tek klubi francez. Shuma e transferit pritet të jetë 30 milionë funta.
Tutje raportohet se klubi ka vendosur të rritë oferten për mbrojtësin e majtë skocez Kieran Tierney në 25 milionë funta, që është edhe shuma që klubi i tij Celtic dëshiron për talentin 22 vjeçar.
Raportime vijnë edhe nga brazili ku Gremio ka konfirmuar se mjekët e klubit Arsenal kanë bërë kontrolle mjekësore për superyllin Brazilian Everton. Everton shkëlqeu për kombëtaren e Brazilit dhe pritet që transferi i tij të i kushtojë klubit londinez diku 35 milionë funta.
Dhe së fundi në formë huazimi pritet që klubit të i bashkohet talent ii spanjoll i Real Madridit Ceballos. Ceballos nuk po gjen vend tek klubi mbretëror dhe pas përfundimit të periudhës së huazimit përflitet se Arsenali do të ketë mundësi të e blejë 22 vjeçarin.
Policit i bie të fikët gjatë protestës së opozitës para Bash...
Osmani: Serbia nuk ka juridiksion mbi Kosovën që nga viti 99
Tërmeti me magnitudë 4.9 godet Turqinë
Apple raportohet se ka larguar podkastet e mediave të pavaru...
Komuna e Istogut i bashkohet refuzimit të doracakëve për edu...
Xuxi: Nuk është marre me humb prej dikujt që është më i mirë...