Google ADS

Arsenal gati të shesë Aubameyang ose Lacazette, gjen zëvendësimin adekuat

15:50 | 24 Dhjetor 2019
Arbresh Info

Arsenal është duke shfaqur interesim për sulmuesin e Lyon, Moussa Dembele, pasi e shohin si zëvendësimi adekuat nëse shesin Pierre-Emerick Aubameyang ose Alexandre Lacazette.

Njeri ndër dy sulmuesit pritet të largohet nga “Topçinjtë” në afatin e janarit ose në fund të sezonit, transmeton portali arbresh.info.

Nga ana tjetër, Dembele ka shënuar 10 herë në 18 paraqitje për klubin francez duke bërë që të jetë një ndër sulmuesit më të mirë në Francë.

Vitin e kaluar vërtetoi se konsiderohet një ndër sulmuesit më të mirë në Evropë.

Vlera e tij prek shifrën prej 40 milionë euro, nëse ndodh shitja e tij klubi i tij i vjetër, Celtic do të fitojë disa para./arbresh.info.

Të ngjashme