Google ADS

Arsenal fiton derbin londinez kundër Tottenhamit

19:46 | 26 Shtator 2021
KRG

Arsenal ka fituar derbin londinez ndaj rivalit lokal, Tottenham.

“Topçinjtë” triumfuan me rezultat komod 3 – 1.

Emil Smith Rowe pas një asistimi të Bukayo Saka zhbllokoi rezultatin (12′).

Qendërsulmuesi Pierre-Emerick Aubameyang u siguruar për të dyfishuar epërsinë duke shënuar brenda zonës nga një asistim i Smith Rowe (27′).

Kurse, golin e tretë që ishte i fundit për këtë pjesë e shënoi Saka, duke dribluar dhe pastaj e konkretizuar në gol (34′).

E tëra që bëri Tottenham ishte goli i nderit i realizuar nga Heung-Min Son pas një asistimi të Reguilon (79′).

Me këtë fitore, Arsenal ngritët në pozitën e 10-të me nëntë pikë, derisa Tottenham renditët një pozitë më poshtë me aq pikë të tubuara.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme