Google ADS

Arsenal është i lidhur me transferimin e Diego Costas

08:31 | 16 Janar 2022
Lorik Gerbeshi

Skuadra nga Premier League, Arsenal mund të kërkojë Diego Coastan si transferim të lirë këtë muaj.

Costa aktualisht është pa ekip pasi u largua nga skuadra braziliane, Atletico Mineiro në fillim të vitit 2022 pas skadimit të kontratës së tij me klubin.

Ish-sulmuesi i Atletico Madrid ka qenë i lidhur me një lëvizje te disa skuadra nga Turqia, Katari dhe Kina, mirëpo ende nuk ka marrë një vendim mbi të ardhmen e tij.

Sipas raporteve nga “GOAL” në Brazil, Arsenali është i interesuar për një lëvizje afatshkurtër për 33-vjeçarin, mes pasigurisë në rritje për të ardhmen e Pierre-Emerick Aubameyang.

“Topçëinjet” thuhet se janë gati t’i ofrojnë atij një marrëveshje afatshkurtër deri në fund të sezonit me opsionin për një zgjatje të mëtejshme 12-mujore.

Goli i Costas në gjysmëfinalen e Europa League 2017/18 e eliminoi Arsenalin dhe ai shënoi tre gola në gjashtë paraqitje në Premier League kundër tyre gjatë kohës së tij në Chelsea./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme