Arsenal dhe Tottenham kanë bërë gati 50 milionë euro për transferimin e mbrojtësit të RB Leipzig, Dayot Upamecano në afatin dimëror.
Francezi cilës si një ndër mbrojtësit më të mirë në Bundesligë, mirëpo këtë sezon ka luajtur vetëm 19, pasi po vuan nga një lëndim në gju, transmeton portali arbresh.info.
21-vjeçari është i kërkuar nga çdo anë e Evropës dhe Manchester City është klubi i fundit që ka shfaqur interesim.
Sipas raportimeve, 50 milionë euro duhet të paguhen për kartonin e lojtarit.
Arsenal më herët ka qenë i lidhur me Upamecano, mirëpo dështoi pasi nuk ishin në gjendje të paguanin klauzolën e 92 milionë eurove.
Mirëpo, trajneri i ri Mikel Arteta, është duke kërkuar përforcimin e skuadrës dhe mbrojtja duhet të rregullohet.
E njëjta gjë vlen edhe për mbrojtësin e Tottenham, Jose Mourinho ngase ky i fundit është duke pasur probleme të mëdha në mbrojtje.
Mirëpo, për francezin të dy klubet duhet të paguajnë 50 milionë euro, pasi pritet të bëhet një ndër mbrojtësit më të mirë në botë./arbresh.info.
Siri, 9 të vrarë në operacionin për arrestimin e një ish zyr...
Rodrygo ka refuzuar mega ofertën e gjigantit evropian
Sipas Romanos, Rashfordi e sheh Barcelonën destinacionit e t...
Krasniqi mbështet Ramën për kritikat ndaj punës së Kuvendit ...
Maqedonci: Me raketat Javelin mbrojmë çdo cep të territorit
Salah “vazhdon traditën” poston foton para pemës...