Arsenal dhe Real Madridi shkëmbejnë lojtarë

09:08 | 9 Mars 2018
Arbresh.info

Arsenali dhe Real Madridi pritet të shkëmbejnë lojtarë gjatë afatit kalimtar veror, sipas Don Balon.

Mediumi spanjoll pohon se Madridi është i gatshëm ta shkëmbejë Karim Benzeman për mbrojtësin e djathtë të klubit londinez, Hector Bellerin, transmeton Express.

“Topçinjtë” janë lidhur me përfaqësuesin francez tash e një kohë të gjatë dhe mund të vendosin t’i ndajnë rrugët me Bellerinin, i cili edhe ashtu e ka kërkuar largimin. /Express/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme