Arsenal, Chelsea dhe Tottenham janë në garë për të nënshkruar me mbrojtësin e Bayern Munich, Jerome Boateng, si një transferim të lirë.
32 vjeçari po kalon sezonin e tij te 10-të te Bayern Munich, ku ka ndihmuar bavarezët që të fitojnë tetë tituj të Bundesligës dhe dy tituj të Ligës së Kampionëve.
Boateng, që i është bashkuar Bayernit pas një sezoni te Manchester City, ishte duke shpresuar për vazhdimin e kontratës.
Por, sipas Sport Bild, Bayern ka vendosur të mos i vazhdojë kontratën mbrojtësit, gjë që nënkupton largimin e tij falas në fund të sezonit.
Boateng karrierën e tij mund ta vazhdojë në Premierligë, pasi po kërkohet nga skuadra si Arsenal, Chelsea dhe Tottenham
Patëllxhani Turk – varieteti i veçantë plot shije dhe vlera
Hirra – efektet e mrekullueshme për organizmin
Përse enët e gjakut tek gratë plaken më shpejt
Kosova mposhtet nga Zvicra në hendboll
Haradinaj padit të gjitha shtetet financuese të Speciales
Abdixhiku në Rahovec: Gjetëm qytetarë që na pritnin me entuz...