Arsenali i është rikthyer fitoreve në Premierë Ligë falë dy golave nga sulmuesi Alexis Sanchez kundër Hull Cityt.
“Topçinjtë” mposhtën me rezultat 2 me 0 skuadrën e Marco Silvas në takimin e xhiros së 25 në kuadër të ligës angleze, shkruan portali arbresh.info. Reprezentuesi kilian dhe autori i dy golave të këtij takimi, Alexis Sanchez është lojtari me notën më të lartë (9.0).
Lexo më shumë: Arsenali i shmanget disfatës së tretë radhazi, shkëlqen Sanchez (Video)
Mbrojtësi shqiptar, Shkodran Mustafi është vlerësuar me notën 7.9.
Lojtari me notën më të dobët është Clucas (4.6) pas gabimit trashanik duke prekur topin me dorë në zonën e penaltisë, mundësi që edhe u shfrytëzua nga Sanchez për dyfishimin e epërsisë./arbresh.info
MMPHI: Të gjitha rrugët që mirëmbahen nga ne janë të kaluesh...
Kurti: Prokuroria ka intervistuar kryeministra edhe më herët...
Kurti: Radoiçiq ka caktuar dy persona për të realizuar sulme...
Edmond Lajqi pranon fajësinë për vrasjen e gruas: I kërkoj f...
Plagoset me thikë 50-vjeçari shqiptar në Athinë, 4 autorët l...
Kurti komenton moscertifikimin e Listës Serbe