Portieri i Paris Saint Germain, Alphonse Areola raportohet të ketë vendosur për transferim te Real Madridi pas marrëveshjes së arritur mbrëmjen e sotme (e enjte).
Kështu raporton gazetari Saber Desfarges, i cili thotë se vetëm detajet e marrëveshjes kanë mbetur për tu finalizuar, transmeton portali arbresh.info.
Ai shton se Areola do të luaj ndeshjen e fundit te PSG kundër Metz para transferimit në Bernabeu.
https://twitter.com/SaberDesfa/status/1167180308644552706
Mbetet ende e paqartë se transferimi i Areolas në Madrid do të jetë i përhershëm, por meqenëse është përmendur se ndeshja ndaj Metz do të jetë e fundit për reprezentuesin francez atëherë ka mundësi të jetë kështu.
Por, një raport i mëparshëm nga Marca ka pretenduar se 26-vjeçari do të largohet nga Real Madridi në formë huazimi për të mbuluar largimin e Keylor Navas, i cili do të transferohet në drejtimin e kundërt te PSG si pjesë e kësaj marrëveshje.
Reprezentuesi kroat ka humbur vendin e tij ndaj Thibaut Courtois në kryeqytetin spanjoll dhe Areoloa mund të jetë një zëvendësues afatshkurtër teksa belgu luan./arbresh.info/
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë...
Trump zgjedh financierin Scott Bessent për Sekretar të Thesa...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për fundjavën
Pacolli sot mban takim humanitar në Gjermani
Parashikimi i motit për ditën e somte