Talenti i Real Madrid-it, Reinier Jesus do kalojë në formë huazimi te gjiganti gjerman, Borussia Dortmund.
Sipas Goal, dy skuadrat kanë arritur marrëveshje dhe 18-vjeçari sezonin e ardhshëm do luajë për “Verdhëzinjtë”, transmeton portali arbresh.info.
Dortmund gjithashtu do e këtë mundësinë t’ia vazhdojë edhe për një vit, mirëpo nuk e ka opsionin e blerjes pas dy viteve.
Më herët edhe shefi i Dortmund, Lucien Favre ka konfirmuar se ishin të interesim për Jesus.
“Duam ta huazojmë. Nga çfarë kemi parë, është shumë i mirë dhe përfundues mjaftë i mirë”, deklaroi ai.
Real-i për brazilianin pagoi 35 milionë euro për ta transferuar “Santiago Bernabeu” nga Flamengo gjatë afatit të janarit./arbresh.info.
Bashkimi e mposht Sigal Prishtinën, e rrit presionin për poz...
Aksident në Durrës, vdes një 22-vjeçar
Tërmeti i fortë godet Greqinë
Haaland tregohet i sinqertë kur pyetet për formën e dobët të...
Sonte “Big Brother VIP 4”-Zbulohet se çfarë personazhe do të...
Dita Botërore e Gjuhës Rome, Kurti: Historia e saj është shu...