Vedat Muriqi ka kaluar një formë shumë të mirë me fanellën e Rizespor në Superligën turke.
Ylli i Kosovës ka rënë në sy nga skuadrat e mëdha turke por edhe nga ato evropiane.
Gazetari i njohur turk, Yagiz Sabuncuoglu ka thënë se kanë filluar zyrtarisht negociatat në mes të Fenerbahces dhe Rizespor, shkruan Indeksonline.
Menaxheri i sulmuesit nga Prizreni është në Kosovë për disa punë dhe do të udhëtoj në Stamboll për të përfunduar marrëveshjen.
Skuadra aktuale është duke kërkuar 7 milionë euro për 24 vjeçarin, shumë kjo e arritshme nga Fenerbahce.
Kujtojmë se për Vedat Muriqin kanë shprehur interesim edhe skuadrat si Augsburg dhe Nurnberg, por ai ka zgjedhur të qëndroj në Turqi.
Space X lanson edhe një raketë testuese
Lautaro Martinez barazon rekordin e golave të Maradonës për ...
Çfarë pritet të ndodhë në Zvicër në vitin 2025?
“Isha shtatzënë kur u preka me tumor, humba edhe shikimin”/ ...
Anisa qan sërish, Lela i qëndron pranë
Zhduket një 36-vjeçare në Korçë, detajet e para