Google ADS

Arrihet marrëveshja Mohamed Salah – Real Madrid

20:43 | 5 Prill 2018
Arbresh Info

Ylli i Liverpoolit, Mohamed Salah ka rënë dakord që t’i bashkohet gjatë verës Real Madridit.

Të paktën kështu pretendojnë raportet nga Spanja pas performancës së shkëlqyer të egjiptianit kundër Manchester Cityt në UEFA Ligë të Kampionëve mbrëmjen e kaluar, transmeton portali arbresh.info.

Salah ka qenë në top formë këtë sezon duke shënuar 38 gola brenda të gjitha kompeticioneve.

Gazeta spanjolle ‘Don Balon’, e cila shpesh raporton për ngjarje tronditëse, pretendon që anësori ka rënë dakord për transferim këtë verë te klubi në Bernabeu.

Ish ylli i Chelseas ka arritur një marrëveshje me presidentin Florentino Perez për transferim te kampioni në fuqi i La Ligas.

Por, ‘Los Blancos’ ende nuk kanë hapur bisedimet me Liverpoolin rreth kësaj marrëveshje./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme