Arrihet marrëveshja mes palëve, Verratti në pritje të transferimit te skuadra e re

15:15 | 21 Gusht 2023
KRG

Marco Verratti do të largohet nga Paris Saint Germain pas 11 viteve qëndrim në klubin francez.

Mesfushori italian karrierën pritet ta vazhdoj në Lindjen e Mesme, te skuadra që ka bërë goditje të mëdha në tregun e transferimeve, Al Ahli.

L’Equipe ka raportuar se italianie ka arritur marrëveshje personale me skuadrën arabe Al Ahli.

PSG për momentin ende nuk është bindur për ta lejuar largimin e Verrattit dhe ka refuzuar ofertën e parë të arabëve në vlerë prej 30 milionë euro.

Kampioni në fuqi i Francës e di shumë mirë se arabët mund të paguajnë më shumë dhe kjo është arsyeja që kanë refuzuar ofertën e parë të tyre.

Parisienët synojnë që nga shitja e Verrattit të fitojnë mbi 50 milionë euro dhe palët janë në diskutime e sipër.

Nga ana tjetër Verratti ka një marrëveshje personale me Al Ahlin për një kontratë tre vjeçare nga e cila do të fitojë 30 milionë euro neto në sezon.

Al Ahli ashtu si klubet e tjera arabe ka investuar shumë në këtë afat kalimtar veror duke transferuar yje nga futbolli evropian si Roberto Firminio, Riyad Mahrez, Franck Kessie, Eduard Mendy, Merih Demiral, Roger Ibanez dhe Allan Saint-Maximin./Telegrafi

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme