Arrihet marrëveshja mes palëve, Mërgim Berisha kryen transferim 14 milionësh

18:31 | 30 Gusht 2023
KRG

Mërgim Berisha pritet të jetë pjesë e Hoffenheim në edicionin e ri të Bundesligës. Në mediat gjermane në ditët e fundit u raportua se 25-vjeçari mund të transferohet tek Borussia Dortmund, por së fundmi mësohet se është arritur akordi mes Augsburg dhe Hoffenheim, për kalimin e lojtari me origjinë shqiptare për shifrën e 14 milionë eurove.

Për sulmuesin interesim konkret kishte dhe Wolfsburg, ndërsa zërat që e lidhën me Dortmund ishin vetëm thashetheme. Edicionin e shkuar, Berisha shënoi 9 gola në Bundesliga me Augsburg.

25-vjeçari ka zgjedhur që të luajë për përfaqësuesen gjermane, teksa pas angazhimit me moshat, ai ka zhvilluar dhe dy ndeshje miqësore me 4 herë Kampionët e Botës. Në orët e ardhshme pritet dhe zyrtarizimi i Berishës tek Hoffenheim, që synon që me sulmuesin të kompletojë repartin e sulmit./ss

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme