Conor Gallagher ka rënë dakord me Atletico Madridin për një kalim në klubin e La Ligas dhe Chelsea do të marrë 40 milionë euro për të.
Gazetari i famshëm italian, Fabrizio Romano ka raportuar se marrëveshja mes lojtarit dhe klubit spanjoll është arritur.
Los Colochoneros më parë kishin gjetur gjuhë të përbashkët me Chelsean, me londinezët që ishin të kënaqur me 40 milionë e ofruara nga klubi madrilen.
“Conor Gallagher ka rënë dakord verbalisht me kushtet dhe ka thënë PO për t’u bashkuar me Atletico Madrid”.
“Ka një marrëveshje mes lojtarit dhe klubit me Gallagher që do të nënshkruajë kontratë pesë vjeçare”, ka raportuar Romano.
Ai gjithashtu shtoi se ky do të ishte transferimi rekord këtë verë në La Liga prej 40 milionë eurove.
“Dy klube të PL-së u përpoqën të hynin në garë, por Gallagher shqyrtoi dy opsione: të nënshkruajë marrëveshje të re dyvjeçare me Chelsea ose t’i bashkohet Atléticos”, shpjegoi Romano. /Telegrafi/
Britania e Madhe ‘pushtohet’ nga mjegulla, aeroportet anuloj...
Autobusi përplaset me kamionin në Meksikë, të paktën tetë të...
Moti në Shqipëri
Horoskopi, parashikimi i yjeve për shenjën tuaj
Komuna e Shtimes mban ceremoninë e vendosjes së gurthemelit ...
Kurti e Nagavci vënë gurthemelin për ndërtimin e çerdhes në ...