Google ADS

Arrihet marrëveshja mes klubeve, Xhaka pritet t’i bashkohet Romës

22:47 | 24 Qershor 2021
KRG

Roma thuhet se e ka mbyllur marrëveshjen për mesfushorin e Arsenalit dhe Zvicrës, Granit Xhakën, për 15 milionë euro plus bonuse që janë të lidhura me paraqitjet.

Sipas Calciomercato.com, Giallorossët nuk kanë ndërmend ta rrisin ofertën e tyre përtej vlerës prej 15 milionë euro, por mund të arrijnë afër 18 milionë euro me përdorimin e bonuseve.

Mësohet se do të ketë 1 milion euro nëse lojtari i bën mbi 30 paraqitje zyrtare për klubin gjatë sezonit 2021-22.

Bonusi tjetër ka të bëjë me numri e golave që shënon në Itali dhe objektivat e arritura të Roms nën drejtimin e Jose Mourinhos.

Xhaka tashmë ka rënë dakord për kushtet personale me Romën, një kontratë katër-vjeçare me vlerë 2.5 milionë euro në sezon.

28-vjeçari po bën përshtypje të mira me Zvicrën në Euro 2020, duke i ndihmuar të kalojnë në 1/8, ku do të përballen me Francën./GazetaOlle/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme