Google ADS

Arrihet marrëveshja mes klubeve, Paqueta do transferohet të Lyon-i

14:22 | 29 Shtator 2020
Arbresh Info

Milan ka arritur marrëveshje me Lyon-in për mesfushorin Lucas Paqueta.

Braziliani u transferua të “Rosonerët” nga Flamengo për 38.4 milionë euro në janarin e vitit 2019, por ka dështuar të fitojë vendin në formacionin startues, transmeton portali arbresh.info.

Lyon-i në javët e fundit ka treguar interesim për 23-vjeçarin dhe sipas Sky Sport Italia, marrëveshja është arritur.

Klubi francez do paguajë 20 milionë euro për shërbimet e Paqueta-s, ky i fundit iu ka thënë lamtumirë bashkëlojtarëve dhe miqve.

Pas kalimit të Paqueta-s të Lyon-i, pritet që mbrojtësi Diogo Dalot të transferohet në “San Siro”./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme