Arrihet marrëveshja mes klubeve, Kean do kalojë të PSG-ja

12:03 | 4 Tetor 2020
Arbresh Info

PSG ka arritur marrëveshje me Everton-in për sulmuesin Moise Kean.

Italiani iu bashkua Everton-it vitin e kaluar për 30 milionë euro, por nuk arriti të fitojë vendin në formacionin e parë, transmeton portali arbresh.info.

Kean shpreson të rikthehej të Juventus-i, por skuadra italiane nuk pranoi ta huazonte me obligim të blerjes, ngase kërkonte vetëm opsionin, kurse gjiganti anglez donte ta shesë.

Tani, lojtari ka pranuar t’i bashkohet PSG-së, në formë huazimi.

Gjithçka pritet të realizohet brenda disa orëve./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme