Google ADS

Arrihet marrëveshja mes Fadil Vokrrit dhe Remzi Ejupit

16:30 | 14 Maj 2018
Arbresh.info

Kryetari i federatës së futbollit të Kosovës Fadil Vokrri dhe kryetari i skuadrës së futbollit Prishtina Remzi Ejupi, janë takuar sot (të hënën) për të diskutuar çështjen e zhvillimit të ndeshjes kampionale mes Prishtinës dhe Dritës.

Remzi Ejupi i ka konfirmuar redaksisë së sportit në Klan Kosova se kanë rënë dakord me Fadil Vokrrin që Prishtina – Drita të zhvillohet në stadiumin e Prishtinës.

Minuta e Fundit mëson se vendimi përfundimtar për këtë ndeshje do të merret të martën në mes të bordit të ekipit Prishtina, FFK-së, ministrisë së sportit, komunës së Prishtinës dhe punë-kryesit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme