Roma ka arritur marrëveshje me Real Madridin për Borja Mayoral, i cili të premten do t’u nënshtrohet ekzaminimeve mjekësore.
Giallorossët do ta huazojnë lojtarin për dy sezonet e ardhshme me opsionin për ta blerë për një shumë në mes të 15 dhe 19 milionë euro.
Përfaqësuesit e 23-vjeçarit kanë qëndruar të enjten në fushën stërvitore Trigoria, ku është arritur marrëveshja.
Ka pasur raportime të ndryshme lidhur me formatin e transferimit, mirëpo tash është bërë e ditur se do të jetë huazim dyvjeçar.
Nëse e aktivizon klauzolën e blerjes në vitin 2021, atëherë Roma mund ta blejë për 15 milionë euro, ndërsa nëse e blen në vitin 2022, atëherë duhet të paguajë 19 milionë euro. /Telegrafi/
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...