Ylli i Bayern Munichut, Robert Lewandowski thuhet se ka rënë dakord për të nënshkruar një kontratë të re.
Sport Bild pretendon se sulmuesi do të vendos lapsin në marrëveshjen e re që do ta mbajë atë në Allianz Arena deri më 2023, transmeton portali arbresh.info.
Marrëveshja mes Lewandowskit dhe Bayernit është sinjal i një kthese të papritur nga ylli pas përpjekjeve të tij për largim nga klubi gjatë verës së kaluar.
Reprezentuesi i Polonisë ishte kritikuar shumë për shkak të formës së tij dhe ndihej sikur askush në klub nuk ishte duke e mbrojtur atë.
Si pasojë e kësaj, Lewandowski ishte shënjestër e klubeve të mëdha si Real Madridi dhe Manchester United./arbresh.info/
Begaj riafirmoi angazhimin e Shqipërisë për mbështetje ndaj ...
Studim: Jeta në hapësirë nuk dëmton aftësitë mendore të astr...
Në Tuz të Malësisë vendoset busti i Gjergj Kastriotit
Zelensky bën thirrje për një përgjigje të fortë ndaj shantaz...
Real Madridi e fiton “El Classicon” në basketboll
Sipas Haradinajt, opozita do t’i fitojë zgjedhjet