Arrihet marrëveshja: Laporte transferohet në Manchester City

10:38 | 27 Janar 2018
Arbresh.info

Manchester City kanë arritur marrëveshje me Athletic Bilbaon për mbrojtësin Aymeric Laporte, raporton Sky Sports Italia.

Raportohet se City me kënaqësi do ta paguajë klauzolën e lirimit të lojtarit në vlerë 65 milionë euro, e cila do ta thyente rekordin e transferimeve të klubit prej 62 milionë euro, shumë të cilën City e pagoi për Kevin de Bruyne në vitin 2015, transmeton Express.

Sky Sports raportoi në fillim të kësaj jave se bisedimet mes klubeve kishin nisur për një marrëveshje të mundshme për 23-vjeçarin.

Laporte, i cili ka bërë 19 paraqitje për Athelticon këtë sezon, është lënë jashtë skuadrës për ndeshjen e të premtes ndaj Eibarit.

Laporte do t’iu nënshtrohet testeve mjekësore të martën.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme