Juventus është shumë afër marrëveshjes me Arsenalin për Aaron Ramseyn.
Aaron Ramsey është jashtë kontratës më 30 qershor, kështu që është i lirë të negociojë me klubet jo angleze nga ky muaj.
Bianconerët konfirmuan këtë javë se ata janë duke e monitoruar situatën dhe gazetat kryesore italiane janë të bindura se një marrëveshje është e afërt.
‘Gazzetta dello Sport’ raporton se ka një kontratë në tavolinë me vlerë 6.5 milionë euro për sezonin, me një tjetër € 500,000 në qoftë se ai luan mbi 50 për qind të ndeshjeve në një sezon.
Në vitet e fundit Ramsey gjithmonë ka luajtur mbi 30 % ndeshjeve, por kurrë nuk arriti më shumë se 40.
Uellsiani mund të bashkohet falas në korrik, por Corriere dello Sport beson se Juventusi dëshiron ta sjellë atë më herët.
Gjithashtu, Bayern Munich, Real Madrid dhe Paris Saint-Germain janë të interesuar, kështu që ka kuptim që të bëhet një marrëveshje sa më parë.
Ramsey do të ishte i gatshëm të shkojë në Torino në janar dhe liderët e Serie A do të ofrojnë rreth 5 milionë euro për Arsenalin për ta kompletuar menjëherë marrëveshjen.
Gazetari Vullnet Krasniqi, e pranon në Big Brother VIP Kosov...
Të shtëna në Bulqizë, atentat ndaj një personi që po dilte n...
Arsenali po synon shkëmbimin e lojtarëve me Milanin për ta m...
Zelensky: Ushtarët e Koresë së Veriut po dërgohen në betejë ...
Gjendet pa shenja jete një 27 vjeçare në Zhur të Prizrenit
Vëllai i Madh me ofertë për Laurentin dhe Fitimin, njërin do...