Google ADS

Arrihet marrëveshja, James Rodriguez së shpejti lojtar i Everton-it

08:54 | 2 Shtator 2020
Arbresh Info

Everton-i ka arritur marrëveshje për transferimin e mesfushorit të Real Madrid-it, James Rodriguez.

James nuk ka arritur të dëshmojë kualitetin nën urdhrat e Zinedine Zidane-s, kurse ishte i hapur për largimin, transmeton portali arbresh.info.

Ishte ish trajneri Carlo Ancelotti, që arriti ta bind kolumbianin të kaloi në Premierë Ligë.

Sipas Telegrahp, James do nënshkruajë kontratë trevjeçare me gjigantin anglez, kurse Real-i do fitojë rreth 25 milionë euro plus bonuset.

Në ditët në vijim pritet të bëhet gjithçka zyrtare./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme