Google ADS

Arrihet marrëveshja, Graham Potter është trajner i ri i Chelseat – pritet zyrtarizimi

12:36 | 8 Shtator 2022
K.B

Graham Potter pritet të jetë trajner i ri i Chelseat, pasi tanimë ka një marrëveshje mes palëve.

Trajneri anglez ka një kontratë të vlefshme deri në verën e vitit 2025 me Brighton, por Chelsea do të paguajë 18 milionë euro për ta liruar atë.

47-vjeçari është pjesë e Brighton që nga viti 2019 ku ka udhëhequr klubin në 134 ndeshje zyrtare, derisa ka një mesatare prej 1,28 pikëve për ndeshje.

Ka qenë eksperti i tregut të transferimeve, Fabrizio Romano që ka konfirmuar se marrëveshja mes palëve është arritur.

“Graham Potter do të emërohet si trajner i ri i Chelseat, ashtu siç pritej. Marrëveshja është në fuqi, kontratat që po përgatiten tani si propozim është pranuar.

Chelsea dot ë përfundojë marrëveshjen me Brightonin në orët në vijim”, ka shkruar Romano.

Tutje eksperti i tregut të transferimeve ka zbuluar se presidenti i Chelseat, Todd Boehly është informuar më parë për trajnerin anglez.

“Më është thënë se Todd Beohly ishte tashmë i informuar mirë për Graham Potter, idetë, konceptet dhe metodat e tij kur vendosi të nënshkruante me Marc Cucurellan nga Brighton”.

“Shumë menaxherë i janë ofruar Chelseat, por Potter ishte prioriteti”, shkroi Romano.

Zyrtarizimi i anglezit në krye të Chelseat pritet të bëhet gjatë orëve të ardhshme.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme