Arrihet marrëveshja e plotë, Telles do t’i bashkohet United-it

17:32 | 4 Tetor 2020
Arbresh Info

Manchester United-i ka arritur marrëveshje me Porto-n për shërbimet e mbrojtësit Alex Telles.

“Djajtë e Kuq” dështuan ta transferojnë Sergio Reguilon nga Real Madrid-i dhe që disa javë janë duke provuar transferimin e brazilianit, transmeton portali arbresh.info.

Mirëpo, problemi qëndronte të çmimi sepse United-i ofronte 15 milionë euro, kurse gjiganti portugez nuk e lejonte të largohej pa u paguar 25 milionë euro.

Sidoqoftë, pas insistimit të madh të lojtarit, Porto ka pranuar ofertën e United-it.

Telles nesër do e kompletojë transferimin të United-i, kurse së shpejti pritet zyrtarizimi i Edinson Cavani-t./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme