Google ADS

Arrihet marrëveshja, Costa largohet nga Chelsea dhe firmos me gjigantin tjetër evropian

16:53 | 16 Gusht 2017
Arbresh.info

Diego Costa do të kthehet te ish skuadra e tij Atletico Madrid, për t’u larguar kështu pas tre viteve nga Chelsea.

Spanjolli nuk bënte pjesë në planet e trajnerit Antonio Conte, pavarësisht se vitin e kaluar ndihmoi skuadrën të fitonte titullin e Premierligës.

Sipas Daily Mail, Chelsea dhe Atletico kanë arritur marrëveshje për transferimin e Costas për 45 milionë euro.

Lojtari momentalisht gjendet në Brazil, por në ditët e ardhshme do të arrij në Madrid, ku do të nënshkruajë kontratë me Atleticon.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme